Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
Ylli portugez po vazhdon të mbetet një makineri e golit përkundër faktit se pas dy javësh do t’i mbushë 40 vjet. “CR7” i realizoi dy gola të tjerë në fitoren 3:1 të Al Nassr ndaj Al Khaleej. Kështu, 39 vjeçari konfirmoi se edhe në këtë vit do të jetë një “monstrum” para portave kundërshtare. Ajo që e bën më sensacional dhe unik këtë futbollist është fakti se nuk e ka ndier aspak peshën e “pleqërisë”.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë i kishte shënuar 463 gola para moshës 30 vjeçare. Dhe, është e pabesueshme se pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve e ka arritur thuajse këtë shifër edhe pas moshës 30 vjeçare. Në këtë periudhë, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Man. Junajtedit, Real Madridit e Juventesit i ka shënuar 456 gola.
Nëse kthehemi në vitin 2021, Juventusi e kishte nderuar Ronaldon me një fanellë “GOAT” pasi ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. Në atë kohë, Kristiano ishte 36 vjeç dhe e kishte arritur shifrën e 770 golave në karrierë. Tash, “CR7” e arriti një numër të pabesueshëm të golave, respektivisht 919 sosh në karrierë.