
Krivollak, stërvitja “përgjigje e shpejtë 2025”! NATO dhe Armata, të gatshëm për sfidat në Europë
“Stërvitja e madhe “Përgjigje e Shpejtë 2025” po mbahet në poligonin ushtarak të Krivolakut. Pas meje, mund të shihni edhe pjesëmarrësit, më shumë se 2000 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Stërvitja është pjesë e stërvitjes së madhe “Defender 2025″ me mbi 12000 ushtarë që marrin pjesë në vende të ndryshme në të gjithë Europën. Qëllimi është përgatitja dhe rritja e operimit midis vendeve aleate dhe partnere. Për herë të parë këtë vit, tanket janë gjithashtu këtu në Krivolak, por këtu vërejmë edhe helikopterë Blek Hok, si dhe helikopterë të tjerë si Apaçi dhe helikopterë për transport mjekësor që janë të pranishëm në këtë stërvitje. Stërvitja gjithashtu teston aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj sigurisë, të cilat, siç u theksua në fjalimet e nikoqireve zyrtarë dhe Komandantit Suprem, ushtrime të tilla janë të nevojshme në këto momente më shumë se kurrë”, raporton Jovica Paunoski – gazetar TV21.
“Përgjigje e shpejtë 2025” bashkon mbi 2200 ushtarë prej nëntë shteteve. Kjo stërvitje nuk është vetëm demonstrim të fuqisë ushtarake, por manifest për solidaritet, simbol i unitetit, përkujtues se vetëm bashkërisht mundemi të ballafaqohemi me kërcënimet që e rrezikojë paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova – presidente e RMV-së.
VLLADO MISAJLOVSKI, MINISTËR I MBROJTJES
“Në këtë mënyrë i avancojmë aftësitë për mbrojtje dhe i përforcojmë planet kombëtare të sigurisë dhe planet e Aleancës për mbrojtje”, tha Vllado Misajllovski – ministër i Mbrojtjes.
Puna e palodhshme e pjesëmarrësve në stërvitje nuk ka për qëllim që të përmirësohen kapacitetet dhe aftësitë, por edhe të ndërtohet besim, operim të ndërsjellë dhe respektim të ndërsjellë. Pikërisht në këtë ditë, dita për mysafirët e lartë, jep mundësi për ta treguar atë që kemi arritur bashkë, na jep mundësi ta kuptojmë rëndësinë e misionit tonë të përbashkët për sigurimin e kapaciteteve të kërkuara për ballafaqim me çdo krizë dhe kërcënim
“Kjo stërvitje është dëshmi për forcën dhe vdekshmërinë e mbrojtjes kolektive dhe përkushtimin tonë për një Europë të qëndrueshme dhe të sigurt. Dua ta shpreh mirënjohjen tonë ndaj Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e saj të palëkundshëm për paqen rajonale dhe siguri. Maqedonia e Veriut nuk është etëm një aleat i NATO-s, ju jeni partner i vlefshëm dhe i sigurt, edhe në nivel rajonal por edhe në atë global”, u shpreh Levon Kempton – Gjeneral Major nga SHBA.
“Për herë të parë në Krivolak janë sjellë tanke dhe përdoren makineri të këtilla të rënda, nga aspekti i logjistikës ishin vështirësitë me të cilat u ballafaqua vendi ynë me transportin e këtyre tankeve të huaja, një prej tyre peshon mbi 62 tonë. Përndryshe Krivolaku tashmë është njohur nga NATO por edhe nga partneri ynë strategjik SHBA si poligon që përdoret vazhdimisht dhe nga viti në vit vazhdimisht modernizohet. Siç thashë, mbi 2000 ushtarë morën pjesë në këtë stërvitje nga disa vende ndërsa stërvitja mbahet me emrin “Përgjigje e shpejtë 2025”. Jovica Paunoski, TV21, Krivollak.