
KRRE ul çmimet e karburanteve – ja sa do të kushtojnë nga 12 gushti
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar një vendim të ri me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1.06%, krahasuar me vendimin e mëparshëm të datës 4 gusht 2025.
Sipas vendimit, nga data 12 gusht 2025, ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë si më poshtë:
- EUROSUPER BS-95: 74,50 denar/litër
- EUROSUPER BS-98: 76,50 denar/litër
- EURODIZEL BS (D-E V): 68,50 denar/litër
- Vaj ekstra i lehtë për djegie (EL-1): 68,00 denar/litër
- Mazut M-1 NS: 39,786 denar/kilogram
Ulja më e madhe është regjistruar te vaji ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak, me 1.50 denar për litër. Ky vendim pritet të lehtësojë disi barrën ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve, veçanërisht në sektorin e transportit dhe ngrohjes.
Flaka