Kryefjala e merkatos, Armando Broja grumbullohet me Chelsea në SHBA
Chelsea grumbullon Armando Brojën për turneun e Amerikës duke dhënë sinjale se futbollisti shqiptar mbetet një alternative e bluve të Londrës, ndonëse prej kohësh është kthyer në kryefjalën e merkatos.
Ekipi u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Broja ishte pjesë në listën me 26 lojtarë që trajneri Enco Mareska kishte përzgjedhur.
Vendimi në fjalë mund të përsërisë dhe një herë historinë e vitit të kaluar me qëndrimin e Brojës në Londër, ndonëse lojtari ia ka bërë të qartë drejtuesve së kërkon një klub ku mund të gjejë më shumë hapësira.
Interes për të kanë shfaqur disa klube në Europë, si Southampton apo Milan, por akoma për futbollistin nuk ka diçka konkrete.