Kryeministri Kurti emëron zëvendësministër vëllain e heroit, ish shefit të logjistikës së UÇK-së
Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar në pozitën e zv.ministrit të Pushtetit Lokal, gazetarin kosovar, Arton Konushevci.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z.Arton Konushevci në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.Kryeministri Kurti e uroi z. Arton Konushevci për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Artoni është vëllai i heroit Ilir Konushevci, ish shefi i logjistikës së UÇK-së, i vrarë në një pritë të organizuar në Shqipëri më 9 maj 1998.

