
Kryengritja anti-Taravari në Aleancë, tani edhe në Çair
Reagimet ndaj vendimit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari për t’u larguar nga Koalicioni VLEN dhe afrimit me Ali Ahmetin po shtohen dita-ditës.
Një nga zërat më kritikë ka qenë Daradan Hyseni, një ndër aktivistët më të spikatur të Aleancës në Çair dhe Shkup, i cili ka mbajtur disa funksione brenda partisë.
I njohur si një nga shtyllat kryesore të organizimit politik të Aleancës në Shkup, Hyseni është vlerësuar për urtësinë, përkushtimin dhe angazhimin e palodhur me të rinjtë , duke ndërtuar një bazë të fuqishme rinore në kryeqytet.
I indinjuar nga drejtimi i ri politik i kryetarit Taravari dhe afrimi i tij me Ali Ahmetin, Hyseni ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:
“Vazhdojmë të njëjtës rrugë!”
Këto ditë, gjithnjë e më shumë struktura të larta partiake dhe anëtarë të Aleancës po distancohen nga ky veprim i njëanshëm i Taravarit./Fol.mk