AA
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi cilipo qëndron për vixzitë zyrtare në Romë, ka realizuar tajkim zyrtar me z.Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.
Gashi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se me Fontana kanë konfirmuar se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë një bazë e fortë për partneritetin në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin multilateral dhe përballimin e sfidave globale.
“U fokusuam në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar si faktor kyç për realizimin e synimeve tona strategjike, me theks të veçantë në procesin e integrimit europian. Në këtë kontekst, e informova hollësisht për pengesat dhe shpreha mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Italisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, përfshirë këtu miratimin e rezolutave nga Parlamenti Itlaian për mbështetje të procesit eurointegrues. U pajtuam që të thellojmë më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftimin e Gashit.
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë hetimore ndaj një 31-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Vepra të rënda
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka pritur sot në Tetovë presidenten në detyrë të
Maqedonia e Veriut duhet të përqendrohet në përmbushjen e detyrimeve të marra dhe jo në kërkimin e konflikteve me Sofjen.