AA
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitoi Muzeun Historik të presidentit të ndjerë Alija Izetbegoviq në Sarajevë, duke e cilësuar atë si një udhëkryq frymëzimi për çdo komb që aspiron liri dhe drejtësi.
“Ndër fotografitë dhe kujtimet e ekspozuara aty ndjehet qartë sakrifica, qëndresa dhe përkushtimi për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor”, shkroi Gashi në një status të publikuar në rrjetet sociale.
Vizita e kryeparlamentarit përkoi me ditën e xhumasë dhe 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës – një moment simbolik që Gashi e vlerësoi si mundësi për reflektim dhe nderim. Ai bëri lutje pranë varrit të Izetbegoviqit, duke theksuar se ai ishte më shumë sesa një president: një vizionar, idealist dhe mbrojtës i paepur i popullit të tij në kohët më të errëta.
“Alija Izetbegoviqi do të kujtohet jo vetëm si lider politik, por edhe si simbol i dinjitetit njerëzor dhe i luftës për liri, drejtësi dhe paqe”, përfundoi Gashi.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Safe City”
Që nga momenti i miratimit të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, deri në pagesat e fundit
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të rrugëve të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut