Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ai që ka makinë duhet të ketë edhe telefon edhe e-mail, nëse jo le të vozitet me kali
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Konstadinovski, në seancën kushtuar iniciativave kundër “Safe City”, tha se ai që posedon makinë do të duhet të posedojë edhe telefon celularë por edhe e-mail adresë. Kjo ngase njëra nga iniciativat ishte se jo të gjithë kanë telefona celulartë dhe e-mail adresë.
“Për shkak se jetojmë në botë të tillë. Nëse jo atëherë të shkojë me kalë, nëse është e mundur dhe ku është e mundur. Për shkak se jetojmë në botë të tillë”, tha Kostadinovski, raporton SHENJA.
Gjykatësi tha se shembullin e “Safe City” e sheh si shpresë se qytetarët e vendit mund të mësohen që të respektojnë rregulla.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha iniciatiave, dhe më këtë sistemi “Safe City” do të vazhdojë të funksione në RMV.