AA
Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e dekretit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga Kuvendi bëjnë të ditur se me këtë akt përmbyllet procedura parlamentare për ligjin në fjalë, duke i dhënë dritën jeshile hyrjes së tij në fuqi. Dekreti i nënshkruar sot nga Kryetari Gashi formalizon ligjin, i cili synon garantimin e të drejtave të barabarta për institucionet e arsimit fetar.
Ky ligj shënon një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare të statusit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, një prej temave më të debatueshme në fushën e arsimit në dekadat e fundit. Me miratimin e këtij ligji, shkolla teologjike fiton status të barabartë me institucionet e tjera të arsimit të mesëm në vend.
Nga Kuvendi theksohet se ky vendim është një dëshmi konkrete e angazhimit institucional për barazi reale në arsim dhe për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerësoi se iniciativat për kufizimin e mundësisë së përdorimit të vetos në procesin e zgjerimit të Bashkimit
Në një ngjarje të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovë, u zyrtarizua themelimi i VLEN-it si subjekt politik, në
Në Pallatin e Kulturës në Tetovë ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it, duke shënuar fillimin zyrtar