Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend.
Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi.
Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar se
Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij bashkëpunimi qëndrueshëm institucional mbetet garanci për një të ardhme më të sigurt dhe më të dinjitetshme për kombin tonë.
Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi:
Mbrëmë, në emër të Lëvizjes “POPULLI”, patëm nderin të zhvillojmë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për koordinimin në çështjet me interes kombëtar dhe për forcimin e rolit të shqiptarëve në proceset rajonale dhe europiane.
Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime. Bashkëpunimi i qëndrueshëm institucional mbetet garanci për një të ardhme më të sigurt dhe më të dinjitetshme për kombin tonë.
Takime të tilla forcojnë lidhjet shtetërore dhe konfirmojnë vullnetin për bashkërendim në funksion të interesit të përbashkët.