Kuajt e arratisur vrapojnë nëpër parkingun e një qendre tregtare në Uashington
Në Tacoma të Washingtonit, policët u thirrën për të trajtuar një situatë jashtë detyrave të tyre të zakonshme kur dy kuaj u gjetën duke vrapuar të lirë nëpër rrugët e qytetit.
Departamenti i Sherifit të Qarkut Pierce bëri të ditur se zëvendësit e tyre, të vendosur në Tacoma, u përgjigjën pasi kuajt u vunë re duke vrapuar të lirë.
Zyra e sherifit ndau pamje nga kamera trupore, ku shiheshin kuajt duke vrapuar në një parkim qendre tregtare.
“Për fat të mirë, pronarët arritën në vendngjarje. Detyra jonë në atë moment ishte vetëm të siguronim që automjetet e tjera të mos godisnin kafshët ndërsa pronarët po i mblidhnin”, thuhej në postim.
“Edhe pse na duhej pak ndihmë, zëvendësit tuaj e përfunduan thirrjen me dy ‘në arrest’. Punë e mirë, të gjithë ju!”, shkruan më tutje. /Telegrafi/