Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kufiri verior patrullohet nga forcat e NATO-s, këto janë shtetet e fuqishme që shtuan praninë e tyre në Kosovë
Kosovë

Kufiri verior patrullohet nga forcat e NATO-s, këto janë shtetet e fuqishme që shtuan praninë e tyre në Kosovë

January 20, 2024

AA

Gjermania, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar – vendet anëtarë të NATO-s, kanë shtuar ose do ta shtojnë numrin e trupave të tyre në Kosovë, pas situatës së sigurisë në vend.

Forca e armatosura gjermane përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, Gjermania do ta rris numrin e trupave të saj që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Për këtë çështje ka folur edhe Gjenerali gjerman, Bernd Schutt, duke thënë se trupat shtesë gjermane do të zbarkojnë në Kosovë në pranverë.

“Në pranverë do të dërgojmë një kompani shtesë këmbësorie në veprim,” ka thënë gjenerallejtënant Schutt.

Para Gjermanisë, në fund të vitit të kaluar edhe shteti shqiptar ka konfirmuar se do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, theksonte se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent.

Diplomati shqiptar tha se këtë vit do të sjellin edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Ambasadori Malaj pati njoftuar se aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të misionit të NATO-s, në Kosovë është mbi 100.

Ndërkaq, gjatë tetorit, KFOR-it që udhëhiqet nga komandanti turk, Ozkan Ulutash, iu bashkuan 134 trupa shtesë nga Rumania, dhe 200 pjesëtarë të tjerë nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë ka ndodh veçanërisht pas sulmit terrorist serb, më 24 shtator në Banjskë të veriut të Kosovës.

Gjithsej 4.687 trupa, nga 27 vende të botës, shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

NATO-ja, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numëronte 3.762 pjesëtarë në Kosovë, e ka arsyetuar shtimin e pranisë me tensionet e rritura në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ndryshe, misioni i KFOR-it në Kosovë, ka shpërndarë vazhdimisht fotografi të ushtarëve amerikanë, italinë dhe jo vetë duke patrulluar kufirin verior të Kosovës.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale,

November 20, 2026
Kosovë

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për

November 20, 2026
Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe BE-ja arrijnë

November 20, 2026
Maqedoni

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja,

November 20, 2026
Kosovë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat

November 20, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5220
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15572
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në

Kosovë

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot ish-bashkëluftëtarin e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilajn, pas

Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe

Dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin hapa të rinj drejt afrimit të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.