AA
Sot në Maqedoninë e Veriut hynë në fuqi ndryshime të reja në Ligjin për sigurinë në komunikacion, të cilat parashikojnë gjoba për përdorimin e telefonit celular dhe kufjeve nga këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e trotinetëve, përcjell INA.
Gjoba për kalim në vendkalim për këmbësorë me telefon në dorë ose në vesh është 40 euro, ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë vozitjes së trotinetit ose motorit do të ndëshkohet me 50 euro.
Këmbësorët janë të obliguar të lëvizin me kujdes dhe të mos përdorin pajisje që ulen vëmendjen gjatë kalimit të rrugës ose shtigjeve për çiklistë.
Qysh në njoftimin për këto masa u hap një debat publik. Qytetarët janë të ndarë; disa thonë se është mirë të vendoset rend pasi edhe këmbësorët kanë tepruar, ndërsa të tjerë mendojnë se përveç gjobave duhet të mendohet edhe për edukimin e këmbësorëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre personale.(INA)
Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët
“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se jemi në një stad të zhvillimit politik ku