Kukësi forcohet me Neshad Muratin nga KF Arsimi
Kukësi vijon të përforcohet në këtë merkato, duke afruar lojtarë kryesisht të rinj, të cilët mundësitë për të luajtur do t’i kenë më të mëdha në këtë skuadër. I fundit që i është bashkuar bluve këtë sezon është mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Neshad Murati.
22-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit dhe shihet si një investim shumë i rëndësishëm në skuadër, por mbetet për t’u parë nëse do të debutojë në fushë ndaj Vorës apo jo. Ai vjen në radhët e bluve nga skuadra e “Arsimit”, ndërsa më herët ka luajtur në ligat inferiore të Kroacisë.
Bëhet fjalë për një lojtar që ka dalë nga moshat e ekipit të Shkëndijës së Tetovës dhe shpresohet që të lërë gjurmë në Kukës. Një lojtar me të dhënë fizike të mira, 190 cm i gjatë dhe që rolin natyral e ka në qendër të saj. Ai ka qenë pjesë e kombëtares U-19 të Shqipërisë.