Kulmi i objektit që ishte përuruar më 2009 u rikonstruktua vitin e kaluar – kjo është kompania që i kreu punimet
Objetki i Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”, ishte përuruar në teteor të vitit 2009.
Kjo ndërtesë atë kohë ishte përuruar nga ish-kryetari Isa Mustafa, dhe pati kushtuar komunë 4 milionë e 370 mijë euro.
200 mijë euro ishin dhënë si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 300 mijë dollar nga Banka Botërore.
Por, kulmi i objektit që ka një sipërfaqe prej 8 mijë metrave katrorë, është rindërtuar vitin e kaluar.
Tenderi në vlerë prej 386 mijë eurove ishte fituar nga “NBT-ING” me bazë në Suharekë.
Pronar i kompanisë figuron Behxhet Baftjaraj, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.
Kompania në të kaluarën figuron se ka qenë e Tahir Sopës, biznesmenit suharekas që ishte arrestuar me akuzat për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik.
Sot kulmi i objektit të komunës së re të Prishtinës është rrëzuar pas një ere të fortë, ku për pasojë një vajzë 23 vjeçe ka marrë lëndime të rënda.
Ajo po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente të QKUK-së, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.
Edhe gjatë orëve të ardhshme, 23-vjeçares do t’i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për ta bartur më tej në Intenzivë, thonë burimet e Gazetës Sinjali nga QKUK.
Për gjendjen e saj shëndetësore më herët ka folur edhe Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.
“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësuar një politraumë me lëndime të shumfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli për Gazetën Sinjali.
“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.
“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.
“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli, shkruan Gazeta Sinjali.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë
“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.