AA
Kandidati i AKI-së, Selver Ajdini, për 58 vota nuk mundi të kalojë në balotazh me kryetarin aktual të komunës së Kumanovës dhe liderit të ZNAM-it, Makism Dimitrievski. Referuar të dhënave zyrtare të KSHZ-së, në balotazh shkon Goran Stojkovski nga Grupi i qytetarëve DIRO i cili ka marrë 5.973 vota ose 13.86% të trupit votues. Ndërkaq, Selver Ajdini nga AKI ka marrë 5.915 vota ose 13.73 % të trupit votues.
Edhe pse Maksim Dimitrievski qëndron larg me vota duke marrë 16.391 vota, në duel me Selever Ajdinin nga AKI do ta bënte intriguese dhe interesante garën në rrethin e dytë për kryetar të komunës së Kumanovës. Kjo nga fakti se, Maksim Dimitrevski viteve të fundit ka ndjekur linja politike kundër shqiptarëve edhe pse në mandatin e dytë ishin pikërisht votat e shqiptarëve që e bënë kryetar të komunës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi