Kupa e Italisë, caktohen oraret e sfidave të gjysmëfinales dhe finales
Kupa e Italisë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me vetëm 4 ekipe të mbetura: Atalanta, Fiorentina, Juventus dhe Lacio, që do të përballen me njëra-tjetrën, në bazë të çifteve të përcaktuara, për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali, pas titullit të kampionatit.
Të hënën që sapo lamë pas, janë shpallur dhe datat e oraret se kur do të luhen sfidat gjysmëfinale të kompeticiont, me përballjen e parë, që do të jetë ajo e “Allianz Stadium”, mes “bardhezinjve” të Juventusit e “shqiponjave” të Lacios, mbrëmjen e 2 prillit. Vetëm 24 orë më vonë, “violët” e Fiorentinës do të presin në “Artemio Franki”, Atalanta-n e Berat Gjimshitit.
Pas një pauze thuajse 20 ditore do të zhvillohen edhe sfidat e kthimit, me përballjen Lacio-Juventusi, që do të luhet më 23 prill, ndërsa sfida Atalanta-Fiorentina, një ditë më vonë, për të pritur më pas mbrëmjen e 15 maj, ku në “Stadio Olimpico” të Romës do të zhvillohet finalja e madhe e këtij edicioni.