
Kur blen telefon “Te Fita”, dije qe ta “lshon” Babika
Mobileria e njohur në Ulpianë “Te Fita” ka qenë shpeshherë cak i institucioneve të sigurisë për shkaqe të ndryshme.
Nga prejardhja e telefonave deri te cilësia e dyshimtë ka bërë që kjo mobileri disa herë shpeshherë të përfundoi edhe e mbyllur në dry. “Fita” di të bëjë lajka edhe me çmime.
Klienti i tij u interesua për çmimin e fundit të Samsung Galaxy S25 Ultra dhe përgjjgja e Fitës ishte 1020 euro. Por duket se ai kishte harruar që çmimin në reklamën e faqes e kishte vënë orë më parë që ishte 1009 euro ndërsa në një postim tjetër figuronte 999 euro.