
Kur pritet të shkarkohen dy ministrat që u rreshtuan me Taravarin?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Jo zyrtarisht ZYRTARE.net mëson se dy ministrat pritet të shkarkohen të shtunën.