
Kurti: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se duhet pritur aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, kur u pyet nëse do ta respektojë vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, tha Kurti pasi mori pjesë në ceremoninë e 26 vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
Afati fillon të rrjedhë pasi të publikohet aktgjykimi i plotë në Gazetën Zyrtare, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Ky vendim i Kushtetueses është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje – parti që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërkaq është mirëpritur nga partitë që deri më tash ishin në opozitë.
Kosova është futur në krizë politike pasi nuk ka arritur të formojë institucionet e reja që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Procesi ka ngecur te votimi për kryetar të kuvendit, pozitë për të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun por ajo nuk ka marrë 61 votat e nevojshme.