Kurti e Maqedonci shkojnë për ngushëllime te familja e ushtarit të FSK-së që vdiq në vendin e punës
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen e ushtarit të FSK-së Liman Musliut, i cili vdiq aksidentalisht në vendin e punës, ditë më parë.
Shefi i qeverisë atje shkoi bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe deputet të kuvendit.
“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, shkruan në kumtesë.
I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Ai u varros të hënën, në fshatin Likoc afër Shtabit të UÇK-së.