Kurti i ‘gjuhet’ përsëri Prokurorisë Speciale: E thirrën Haxhiun veç për një status ndërsa Radoiçiqit s’po i ngrisin aktakuzë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kritikuar sërish Prokurorinë Speciale. Kësaj here që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj krye-terroristit, Milan Radojçiqit për sulmin në Banjskë që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar, shkruan Insajderi.
Kurti tha se Prokurorisë s’ju deshën as 10 orë për ta intervistuar ministren Haxhiu por jo 10 muaj për të ngritur një aktakuzë.
“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, ka shtuar Kurti.
Theksojmë se për dy ditë radhazi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu u intervistua nga Prokuroria Speciale për shkak një shkrimi në Facebook, për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.