Kurti i tregon ambasadorit të Francës prioritetet e tij në mandatin e ri: Përfshihen investimet në infrastrukturë strategjike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.Ambasadori Guérot e uroi Kurtin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.