Kurti: Murat Jashari zgjidhja e duhur për president – opsioni tjetër secila parti të propozojë kandidat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për President të Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai përmendi edhe takimin që ka pasur me Kryetarin Bedri Hamza, dhe qëndrimin e PDK-së që kandidati për president të jetë nga kjo parti.
“Në kohë të vështira kemi gjetur mbështetje dhe frymlëzim te familja Jashari, ashtu siç gjetëm në kohën e luftës. Ashtu edhe sot, zgjedhja e një figure si Murat Jashari do të ishte një zgjedhje e duhur në momentin e duhur. Vazhdon të mbetet rasti ideal. Me gjithë këto, pas takimit të dytë që pata me Kryetarin e PDK-së, më është kumtuar nga një qëndrim i kryesisë se ata konsiderojnë se Presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Nisur nga kjo, mendoj se kandidati mund të vijë nga cilido subjekt, por në fund zgjedhjen për President nuk e garanton përkatësia partiake por vota në Kuvend”, tha Kurti në Këshillin e VV-së.
Kurti theksoi se një nga opsionet është edhe që secila parti të propozojë nga një kandidat dhe që të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.
“Nëse nuk arrini të gjejmë një figurisë unifikuese që siguron mbështetjen e 80 depiutetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë një kandidat dhe ti nënshtrohen garës brenda Kuvendit. E parasheh edhe Kushtetuta”, tha ai.
Kryeministri bëri të ditur se të hënën ai do të ketë edhe një takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun me të cilin do të diskutojnë sërish për çështjen e presidentit.
“Në fund do të fitojë ai ose ajo që arin të marrë mbështetjen e deputetëve, ashtu siç e kërkon Kushtetuta në procedurën e saj. Nesër do të takojë edhe Kryetarin Lumir Abdixhiku ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi, por ne kemi qëndrimin që nëse subjektete pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, gara e hapur për secilin suvbjekt, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV do ta ketë kandidatin e saj”, tha ai./Reporteri.net/