Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kurti në New York: Qeveria do të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë me qëllim korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Kurti në New York: Qeveria do të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë me qëllim korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 19, 2026

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një bashkëbisedim me të rinjtë e diasporës shqiptare në SHBA, me temën “Between Here and Home”, të organizuar nga grupet shqiptaro-amerikane ZANI, F’Oda dhe Columbia University Albanian Society.

Kurti ka bërë të ditur se në delegacionin e Kosovës, përveç anëtarëve të Qeverisë, janë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe deputeti Shaip Kamberi.Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet ekonomike në Kosovë, sistemin e drejtësisë, barazinë gjinore dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe diasporë.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të mbështetur përpjekjet për kundërshtimin e këtij vendimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se është e nevojshme një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë, si në mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.