AA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës, duke e cilësuar këtë shtet si një partner të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik.
“Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO,” u shpreh Kurti.
Ai kujtoi ngritjen e zyrës diplomatike belge në Prishtinë në nivel ambasade në vitin 2023, si dhe njoftimin e këtij viti për pranimin e atasheut të mbrojtjes së Kosovës. Po ashtu, Kurti përmendi edhe nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit të Përbashkët ndërmjet ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Belgjikës, vetëm dy muaj më parë.
Në takimin e tij të parë bilateral me kryeministrin belg, Bart De Wever, që u mbajt në Nju Jork, Kurti tha se është diskutuar për “mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet mes dy vendeve”.
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë