
Kurti reagon pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, “krekoset” pak

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar një hartë grafike të Kosovës, ku ka shfaqur përqindjet e partive politike në secilën komunë të vendit.
Në këtë hartë, shumica e komunave janë shënuar me ngjyrën e kuqe, që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dominon, ndërsa pas saj renditet Lista Serbe.
“Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, kjo është pamja e renditjeve dhe përqindjeve të subjekteve politike nëpër komuna. Kjo hartë duhet të na shërbejë gjithashtu në përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës,” ka shkruar Kurti.