Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm përmes sulmit në Ibër-Lepenc
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar një grafikë me anë të së cilës thotë se ekspertiza forenzike ndërkombëtare është në një linjë me ato të institucioneve të Kosovës në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kurti thotë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë, kishte ndodhur nga Serbia për ta ndaluar përshkallëzimin e brendshëm atje përmes protestave të vazhdueshme që po përballej shteti serb pas tragjedisë në Novi Sad.