
Kurtit i ndalet rryma gjatë fjalimit në Skenderaj, vazhdon hedhja e mjeteve piroteknike – ndërhyn Policia
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje sot po mban tubim me elektoratin e tij në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Skënderajt, tubim ku i cili po përjellet me tensione, pasi dhjetëra qytetarë kanë dalur për ta kundërshtuar.
Teksa po mbante fjalimin e tij, e duke vazhduar edhe hedhja e mjeteve piroteknike, u ndal edhe energjia elektrike.
GazetaDemos po ashtu merr vesh se pas tensioneve të krijuara ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, e cila e ka shpërndarë turmën.