
Kush e komandon njeriun, truri apo informacioni? Njëra apo të dyja?
Nga Xhoi Jakaj, pedagoge dhe autore librash
A jemi në prag të një mbingarkese të trurit për shkak të teprisë së informacionit të gjithëfarëllojshëm! A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri i tyre funksionon pa librin?
A duhet ti largohemi librit se informacioni duhet sot gjendet tashmë sa hap e mbyll sytë! Disa dilema marrin një lloj përgjigje në shpjegimet e këtij shkrimi në mënyrë të përmbledhur.. Deri në 98% e veprimtarisë së trurit ndodh në mënyrë të pavetëdijshme. ( kjo pavetëdije e shkruar te gjenoma, mendohet se do shfrytëzohet nga inteligjenca artificiale, e cila nëse përdoret si duhet, një ditë “njeriu gati do jete i padukshëm ” sepse do zëvendësohet me qënie pa jetë por të komanduara nga truri elektronik!
Inteligjenca Artificiale (AI) është një metodë për të bërë një kompjuter, apo robot të kontrolluar nga një softuer që të mendojë në mënyrë inteligjente si truri i njeriut.
Kjo realizohet duke studiuar modelet e trurit të njeriut dhe duke analizuar procesin njohës nga genet inteligjente( që shfrytëzohen nga kjo shkencë e re që tashmë është realitet )
A ka rrezik që Al të na nxjerrë jashtë loje trurin tonë dhe kapacitetet e tij. Kurrsesi jo ?!
Gjeneticientet dhe biologet sqarojnë se disa gjëra që duket sikur nuk i dimë, në të vërtetë “flenë” në mendjen tonë, por që veprimtaria e trurit të jetë në funksion të njeriut ai duhet mësuar me ushtrime ashtu sikurse dhe trupi ynë… vallë zgjimi ose gjumi i trurit kanë lidhje me vetëdijen apo nenvetdija e cila na zgjon ndjesinë spirituale.
Po si funksionon truri ynë? Pa dyshim që ushtrimet e trurit janë librat e të lexuarit “Gjenitë” lindin një në një mijë, kurse një mijë mendje të tjera njerëzore pasi lindin zhvillohen nëpërmes të lexuarit….
Të harxhosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falënderosh veten më vonë, dhe ky veprim nëse ushtrohet rregullisht benefitet janë të pafundme.
Asnjëherë mos u justifikoni me elementin kohe për të mos i dedikuar ca minuta ose orë të lexuarit.
Dhe sikur të reduktosh një konsum të njërës kafe që pi gjatë përditshmërisë tënde për të lexuar, e sigurove leximin pa shumë mundime as shpenzim të kohës tënde produktive për punë.
Përfitimet që grumbullohen janë të panumërta dhe ky shkrim shërben si një kujtesë në gjitha aspektet pozitive të cilat vlejnë edhe si një thirrjeje për të marrë sa më shpejt mundimin të gjesh librin e duhur në leter apo
iPad, kudo që të mundeni, por ushtrohu vazhdimisht nëpermes të lexuarit!
Më poshtë keni të listuara disa përfitime që ka individi nga dijet e ti të cilat më së shumti vijnë nga genet dhe të lexuarit.
1-Dijet asnjëherë nuk janë të tepërta.
Funksioni i parë i librave është ai informues. Secili duhet të zgjedhë mes larmisë së titujve, atë që i duket më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik, shkencor, historik, letrar, apo atë që përmbush kuriozitetet e tij dhe i sjell në mendje të shkuarën, adoleshencën, rininë, e mbase edhe projekton të ardhmen.
Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh por rifreskohesh, gjithashtu, mëson të perfeksionohesh stilin tënd të të folurit dhe të përditshmërisë, fiton një lloj sigurie që ta jep gjithnjë të lexuarit , kjo është dije e plotë që të jep dhe liri individuale.
2-Një fjalor i pasur dhe një artikulim i rrjedhshëm të bëjnë të ndjehesh krenar me veten gjithnjë.
Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të artikuluarit? Jam e bindur që përgjigja e të secilit nga ne është ‘’Shumë herë.’’ Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi të madh njerëzish, e shumë raste të ngjashme bllokojnë funksionin normal mendor dhe të folurit, kjo ndodh prej stresit dhe ankthit që krijohet,
Ama nëse lexon ndryshon gjithçka, asnjë situatë nuk e gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit.
Pasurimi i fjalorit të përditshëm, eliminimi i çdo huazimi, i cili aq sa e zgjeron edhe e vret gjuhën shqipe, por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në çdo situatë të dalësh faqebardhë.
Aftësitë e mira shprehëse gjithmonë ndërtohen prej leximit, dhe ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave për shkak të elektronikës së zhvilluar nuk i vihet më shumë rëndësi.
3-Leximi freskon trurin dhe qelizat e kujtesës, i zgjon ato menjëherë.
Shkencëtarët, biologët dhe gjeneticienët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 5-10 herë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa informacioni i marrë nga mediat audiovizive.
Nëse dëshironi që kujtesa juaj të jetë e pagabueshme deri në fund të jetës, kushtoni leximit minimalisht një orë në ditë. Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme sepse kohë për të lexuar 30- 60 minuta në ditë gjendet gjithnjë
4-Leximi ul nivelin e stresit dhe rrit përqendrimin.
Stresi duket se është fjala më e përdorur në përditshmërinë tonë. Në punë hasemi me të, në shkollë shtohet shpesh fjala jam në stres, madje edhe në punët e përditshme në institucione bankare apo shtetërore njeriu ndjen stresin dhe padurimin në nivele të shtuara.
Kundër të gjithë këtyre faktorëve të jashtëm, të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin tonë lufton leximi.
Leximi ka aftësinë të zhvendosë mendjen tuaj në botën e tij, duke j’u bërë të harroni të gjitha problemet e vogla të kaluara gjatë ditës.
Koha në të cilën zhyteni në lexim, na ndihmon të kalisim durimin dhe të forcojmë përqendrimin. Këto dy të fundit janë probleme të hasura pafund në ditët tona në një kohë kur përqendrimi largohet vetëm nga një zile e telefonit, ndaj leximi është mënyra më e mirë për të rritur përqendrimin tuaj gjatë përditshmërisë
5-Leximi të argëton dhe përmirëson humorin, ai nuk duhet të konsiderohet si detyrim, mbi te gjitha ai është argëtim.
Një libër i mirë mundë të largojë çdo pakënaqësi të ditës dhe mes miliona titujve me siguri do gjeni veten diku, shpesh duke lexuar një libër ne gjejmë veten duke buzëqeshur dhe doza e humorit tonë është shtuar për shkak të aktivitetit të trurit dhe adrenalinës së rritur nëpërmes kënaqësisë që të jep leximi…….
Në përfundim të këtij shkrimi do ishte lumturi për mua nëse disa prej jush janë frymëzuar dhe fillojnë të investojnë kohën e tyre cilësore për shëndetin e tyre mendor dhe emocional.
Libri është.
Kulturë. Emocion. Dije!