AA
Pesëmbëdhjetë kompani shtetërore në Maqedoninë E Veriut, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të shtetit kanë gjeneruar 16 milionë euro humbje vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e reja nga Ministria e Financave për punën financiare të gjithsej 29 kompanive shtetërore tregojnë se 15 prej tyre kanë rezultuar me bilanc negativ, ndërsa 14 kanë punuar me fitim. Praktikisht, gjysma e ndërmarrjeve dhe shoqërive aksionare në pronësi të shtetit po funksionojnë me humbje.
Humbjen më të madhe prej 45.2 milionë eurosh e ka raportuar AD Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Në vend të dytë është NP Pyjet Kombëtare me minus 2.5 milionë euro, ndërsa e treta është NP Hekurudha – Infrastruktura me 2.2 milionë euro humbje, përcjell INA.
Në listën e kompanive me bilanc negativ hyjnë edhe AD Posta e Maqedonisë së Veriut me gati 1 milion euro humbje dhe AD M-NAV me rreth 900 mijë euro minus.
Nga ana tjetër, fitimin më të madh e ka raportuar NP për Rrugët Shtetërore – Shkup me 31.1 milionë euro, pasuar nga AD MEPSO me 7.2 milionë euro dhe AD Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut me 2.1 milionë euro fitim.(INA)
Fondi i Pensioneve dhe Sigurimit Invalidor çdo vit transferon rreth 13,7 miliardë denarë, ose mbi 220 milionë euro, në Fondin
Operatori i Telefonisë A1 ka shënuar sot 7 vjetorin A1 Maqedoni, ndërsa në eventin e organizuar për këtë rast u
MARKETING “Një jetë në shërbim të njerëzimit” – kjo ishte motoja nën të cilën në Shkup u shënua ditëlindja