Kush ka marrë më shumë penallti nga sistemi “VAR” në Seria A?
Futbolli ka ndryshuar me implementimin e Video Asistent Arbitrit (përkthyer si gjyqtar ndihmës nëpërmjet imazheve video) në sezonin 2017-18 dhe rregulloret shoqëruese, të cilat kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Shpresa ishte që të fshiheshin njëherë e mirë gabimet e vlerësimit të bëra në fushë nga zyrtarët e ndeshjes, duke fshirë gjithashtu polemikat shumë të ndezura mes tifozëve dhe të tjerëve për zgjedhjet e arbitrit. Ja që, me kalimin e kohës, lindën probleme të reja për shkak të anashkalimeve dhe gabimeve, por jo vetëm kaq.
Pavarësisht funksionimit të VAR-it dhe përmirësimeve të mundshme që mund të bëhen, lind një pyetje: kush ka marrë më shumë penallti dhe favore vitet e fundit?
Duke i qëndruar besnik renditjes së ofruar nga “Transfermarkt”, vërejmë se Interi është në krye të të gjithëve si për nga penalltitë e marra (70) ashtu edhe për nga përqindja e realizuar (84%). Juventus shfaqet vetëm në vendin e shtatë, me dhjetë penallti më pak se zikaltrit, ndërsa Milani ka katër më shumë se “bardhezinjtë”.
Penalltitë përmes sistemit “VAR”:
Interi – 70
Lacio – 70
Roma – 66
Milan – 64
Napoli – 61
Fiorentina -61
Juventus – 60
Sasuolo – 58
Atalanta – 53
Xhenoa – 44.