AA
Për zjarrin afër Stajkovcit janë ndaluar dhe më pas liruar tre fëmijë
Pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të fshatit Stajkovc, janë privuar nga liria tre fëmijë, shtetas të huaj të Britanisë së Madhe, njoftuan nga Prokuroria.
„Sipas Ligjit për drejtësinë për fëmijët, me ta është zhvilluar një bisedë, pas së cilës janë lënë të lirë. Prokuroria po vazhdon të sigurojë dëshmi lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në zjarrin konkret ose në qëllimin për të kryer ndonjë tjetër vepër penale“, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Rasti mbetet nën hetim të mëtejshëm, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar faktet dhe përgjegjësinë e mundshme.
Arrestohen dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr
Më 10.07.2025 në ora 15:30, gjatë patrullimit të rrugës mes Kadinos dhe Miladinovcit nga zyrtarët policor nga Njësia policore intervenuese e SPB Shkup, ka vërejtur tym të zi dhe janë gjetur dy persona të cilët kanë djegur kabllo afër barit të thatë dhe mbeturina (deponi e egër). Me një reagim të shpejtë, zjarri është parandaluar te mos përhapet dhe është shuar. Zjarri është shkaktuar nga I.B (39) nga Kumanova dhe A.B. (31).
Personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për paraqitjen e raportit të duhur.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.