Kuvend, Goce Naumovski u zgjodh gjykatës Kushtetues
Me 63 vota “pro”, shtatë “kundër” dhe asnjë “i përmbajtur”, deputetët në seancën e sotme e zgjodhën Goce Naumovskin për gjyqtar të ri kushtetues. Pas votimit, Naumovski dha deklaratë solemne në Kuvend, me të cilën u zotua se funksionin do ta ushtrojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.
Zgjedhja e Naumovskit vjen pasi profesoresha Jadranka Daboviq-Anastasovska në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje nga funksioni i gjyqtares kushtetuese për arsye shëndetësore dhe personale.