Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kuvendi e miratoi Ligjin për denoncim dhe kontrollë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja
Maqedoni

Kuvendi e miratoi Ligjin për denoncim dhe kontrollë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja

October 7, 2026

AA

Kuvendi, në kuadër të seancës së 125-të, miratoi Ligjin për regjistrimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte me 82 vota “pro”, ndërsa u votuan edhe vendimet për shpalljen e njoftimit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Civile dhe për publikimin e një njoftimi publik për emërimin e një anëtari të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale.

Në seancë u pranuan katër amendamente për projektligjin e ndryshuar për auditimin shtetëror, i cili do të redaktohet dhe votohet më tej në një seancë tjetër.

Deputetët votuan edhe për amendamentet e Ligjit për furnizime publik, në lexim të parë, dhe deputetët po debatojnë për amendamentet e Ligjit për mjedisin jetësor, gjithashtu në lexim të parë.

Amendamentet e propozuara i forcojnë më tej kompetencat e Byrosë së Furnizime Publike – Byroja do të jetë në gjendje të zhvillojë shërbime web, mjete dixhitale, modele analitike dhe zgjidhje IT, duke përfshirë zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale, për monitorim të automatizuar, zbulim të rreziqeve potenciale dhe parandalim të parregullsive.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe profesionalizimit të zyrtarëve të prokurimit publik. Në vend të modelit aktual të ridhënies së provimit gjatë ricertifikimit, po futet koncepti i zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Si pjesë e Axhendës reformuese për vitin 2027 parashikohet edhe përdorimi më i gjerë i kritereve “lidhja më e mirë mes çmimit dhe cilësisë”, tek furnizimet mbi 130.000 euro.

Propozohen edhe ndryshime në procedurën ankimuese, përmes korrigjimit të kompensimeve për ankimim dhe precizim shtesë të rregullave për shoenzimet e procedurës.

Qëllimi është që të mbahet mbrojtja efektive juridike, por njëkohësisht të ulet mundësia për ankesa të pabaza me të cilat pa arsyetime anulohen procedurat.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun

November 12, 2026
Kosovë

“Rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën”, çka po paralajmëron

November 12, 2026
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5156
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.