Kuvendi miraton rikonstruimin e Qeverisë, zgjidhen ministrat e rinj
Kuvendi miratoi sot rikonstruimin e kabinetit qeveritar me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo të përmbajtur, raporton SHENJA.
Me këtë vendim, besimin e deputetëve e morën ministrat e rinj: Jeton Shasivari (Drejtësi), Agon Ferati (Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive), Borçe Serafimovski (Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi e Ujërave), Sasho Klekovski (Shëndetësi), Gjoko Velkovski (Politikë Sociale, Demografi dhe Rini), Ivan Stoilkoviq (Vetëqeverisje Lokale), Sedat Sulejmani (Kulturë dhe Turizëm) dhe Erxhan Demir (ministër pa resor).
Të gjithë kandidatët e propozuar u votuan me të njëjtën shumicë prej 69 votash pro. /SHENJA/