Kuvendi pritet të miratojë strategji për luftë kundër korrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e dorëzoi në Kuvend Strategjinë Kombëtare 5 vjeçare për parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikt Interesin. Ajo siç bënë me dije hyn në fuqi pas miratimit në Kuvend.
Me Strategjinë Kombëtare, sipas kryetarit të Komisionit për Antikorrupsion Adem Çuçul, do të forcohet edhe integriteti personal i funksionarëve, i institucioneve, por edhe rezistenca ndaj korrupsionit.
Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Antokorrupsion
“Strategjia përfshinë 7 sektore, gjegjësisht 2 fusha horizontale dhe 5 sektorë. Fushat horizontale janë prokurimet publike dhe mbikqyrja e zbatimit të ligjeve. Ndërsa sektorët përfshijnë gjyqësorin, shëndetësinë, urbanizmin dhe planifikimin hapsinor, mjedisin jetësor, energjetikën, resurset natyrore dhe transportin dhe objektet infrastrukturore”.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi vlerësoi se është momenti i fundit, kur duhet ta trajtojnë dhe luftojnë këtë dukuri në shtet.
Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit
“Mendoj se është koha e fundit që gjithë ne si shoqëri të ngrejmë senzitivitetin për këtë dukuri mjaftë të rëndë dhe negative, siç është korrupsioni, ta luftojmë nga të gjitha anët dhe sa më pak që është prezent ai në institucionet publike, aq mq tepër do ta shëndoshim organizmin shtetëror publik të vendit tonë”.
Përllogaritja fiskale e Strategjisë Kombëtare siç njoftuan kushton rreth 3.5 milion euro, që sipas tyre është shumë e ulët në krahasim me dobitë që do të sjellë ajo.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/