AA
Vetëm me votat e maxhorancës, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko Peleshi.
79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 vota pro dhe nuk kishte asnjë abstenim.
36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës. Më herët, deputeti Ivi Kaso, argumentoi se veprimet e Kryetarit të Kuvendit në dy seancat e para të legjislaturës, më 16 e 18 shtator, “kanë cënuar thelbin e demokracisë parlamentare dhe kanë transformuar institucionin më të lartë ligjvënës në një ‘teatër kukullash’, në shërbim të ekzekutivit”.
Kryeparlamentari Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Peleshi deklaroi se shkaku i vërtetë i kësaj kërkese është “fryma antagoniste përçarëse”, dhe “jo shkelja e rregullores apo Kushtetutës”.
Shkaku i vërtetë i kësaj procedure, nuk jam unë. Nuk është favorizimi i një krahu politik. Në dy seancat e fundit, maxhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës. 60% e kohës ishte e opozitës. Shkak, fryma antagoniste e përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë. Nuk është shkelje e rregullores apo Kushtetutës. Ajo është etiketa e përdorur gabim. Rregullorja s’të lejon të fyesh, shash akuzosh, bllokosh foltoren e pengosh fjalën e deputetëve.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë orëve të pasdites
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi,