Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kuvendi ul koeficientët për pagat e funksionarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Maqedoni

Kuvendi ul koeficientët për pagat e funksionarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

September 24, 2026

AA

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend ka miratuar sot njëzëri propozim-vendimin për ndryshimin e koeficientëve me të cilët përcaktohen pagat e presidentit të shtetit, deputetëve dhe funksionarëve që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi.

Vendimi vjen pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese në mënyrën e përcaktimit të pagave të funksionarëve. Gjykata, me vendimin e qershorit 2026, shfuqizoi pjesë të dispozitave që përcaktonin koeficientët për pagat e kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe caktoi 1 tetorin 2026 si afat për zbatimin e vendimit.

Sipas propozimit të miratuar nga Komisioni, ndryshohen koeficientët për llogaritjen e pagave të funksionarëve që përfshihen në vendim. Në këtë kategori bëjnë pjesë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, deputetët, si dhe drejtues të institucioneve dhe organeve të tjera që zgjidhen ose emërohen nga Kuvendi.

Kryetari i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgjia Sajkoski, tha se trupi parlamentar ka vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime veproi në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ishte miratuar”, deklaroi Sajkoski.

Propozim-vendimi tashmë duhet të kalojë në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për miratimin përfundimtar.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Kuvendi ka kompetencë të rregullojë sistemin e pagave në sektorin publik, por gjatë përcaktimit të tyre duhet të respektohen garancitë kushtetuese për pavarësinë dhe autonominë e Gjykatës Kushtetuese.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

November 19, 2026
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë

November 19, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët jo

November 19, 2026
Kosovë

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5213
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.