
Kuvendi votoi: Azir Aliun ministër i Shëndetësisë, Albrim Hoxha zëvendësministër i Bujqësisë
Me 65 vota pro, Kuvendi miratoi sot emërimin e Azir Aliut si ministër i ri i Shëndetësisë. Në të njëjtën seancë, deputetët votuan edhe për Albrim Hoxhën, i cili do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit të Bujqësisë.
Emërimet vijnë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar dhe janë pjesë e ristrukturimit që synon të rrisë efikasitetin në sektorët kyç të shëndetësisë dhe bujqësisë pas largimit të Arben Taravarit dhe një grupi të caktuar nga Qeveria./ZYRTARE.net/