AA
Nga LSDM-ja opozitare akuzojnë qeverinë për rritje të inflacionit, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së (Tatimin e Vlerës së Shtuar) për produktet ushqimore.
“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë. Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, i
Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit
“Posta e Maqedonisë” informon se po punon për të gjetur zgjidhje për të përshpejtuar formalitetet doganore dhe përpunimin e dërgesave,