AA
LSDM akuzoi sot se skandali IPARD po arrin në majë të qeverisë. Ata pyetën nëse “Pankeri” dhe lidhjet e kumbarit të Mickoskit janë nën hetim?
“Është më se e qartë se ky skandal nuk është një rast i izoluar, por vetëm konfirmon korrupsionin sistemik që VMRO-DPMNE ka vendosur në agjenci.
Kjo nuk është një surprizë, historia na mëson se sa herë që VMRO-DPMNE është në pushtet, çdo skandal apo abuzim është me miratimin e udhëheqjes së partisë.
Ja se si janë të lidhur të gjithë në skandalin qeveritar, për të cilin duhet të ketë një zgjerim urgjent të hetimit. Në fakt, Ilija Stoilev, ndërsa shërbente si Drejtor i Agjencisë së Mbështetjes Financiare, ishte gjithashtu një president aktiv i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE nga Sveti Nikolla”, akuzojnë nga LSDM.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të