Ky është fundi, Ledri dhe Sara marrin vendimin e papritur
‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit.
Së fundmi, Ledri u pa me Rina Zaitin rrugëve të Londrës, duke i forcuar edhe më shumë spekulimet se ata janë bashkë, dhe jo vetëm.
Reperi bashkë me (ish) gruan, Sara Hoxhën, i shtuan flakës së thashethemeve akoma më shumë benzinë për ndarje e lidhje të re me një veprim të fundit.
Tanimë dyshja, Ledri e Sara, e kanë eliminuar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në llogaritë e tyre të Instagramit.