
Ky është paragllajdisti që humbi jetën sot tragjikisht në Istog
Gjatë ditës së sotme një personi derisa po e riparonte dhe po manovronte me një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sine të Istogut.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Sadik Ipekli (1970).
Po ashtu mësohet se Ipekli gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai u dërgua për në Spitalin Rajonal në Pejë.
Mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë./Indeksonline/