
Ky është personi i dyshuar që e goditi disa herë me thikë 30 vjeçarin në Prishtinë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Capital Residence” në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një person është therur disa herë me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Enis Uglari, 30 vjeçar, i cili është goditur me thikë rreth 6-7 herë.
Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është personi i njohur me nofkën “Greku”, i cili është në arrati.
Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet se ka ikur me një veturë të tipit Peugeot 208.