![Ky ishte vendi ku punonte Lulzimi 18 vjeçar, aty i mbeti biçikleta dhe sexhadja e namazit](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/4rrr-750x420-1.jpg)
Ky ishte vendi ku punonte Lulzimi 18 vjeçar, aty i mbeti biçikleta dhe sexhadja e namazit
Raporto24 ka qëndruar sot në vendin ku punonte tashmë i ndjeri, Lulzim Fejzullahu, i cili ndërroi jetë nga torturat fizike që i pësoi nga dy persona disa ditë më herët.
Pronari i lokalit në fjalë ka folur për urtësinë që e kishte 18 vjeçari dhe punën që e bënte aty.
Në pamje shihet edhe biçikleta që Lulzimi e përdorte për të shpërndarë ushqim.
Po ashtu, aty tregohet se si ai ishte edhe praktikues i fesë Islame, duke i falur 5 kohët e namazit.