
Ky qen di të “flasë”, kështu thotë kur e përkëdhel pronari
Ky qen u bë i njohur në TikTok sepse mësoi të “fliste” me pronarët e tij.
Pronari publikoi një video në llogarinë TikTok @bullterrierchaos, në të cilën mund të dëgjojmë Zeron duke thënë “nënë” ndërsa pronari ia përkëdhel barkun.
Më shumë se gjashtë milionë njerëz e shikuan videon virale dhe disa prej tyre lanë komente.
“Bull terrier janë raca ime e preferuar e qenve”, “Ai duket si Adam Driver”, “Bull terrier bëjnë tingujt më të çuditshëm”, “Çdo bull terrier që kam pasur rastin të takoj ka qenë një i çuditshëm i vërtetë”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/
@bullterrierchaos Teaching our english bull terrier Zero to say “Mama” with belly foot rubs #funnydogs #bullterrier #dogtalking #bullydog #petsoftiktok #dogmomlife #fyyp ♬ original sound – Zero & Jips