“Ky zotnia me kartën e SHBA-së mos ta marrë asnjë votë – është tu ju rrejt”, Parim Olluri thotë se Grenell është njeri i afërt i Trumpit
Së fundmi, Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, duke folur në emër të Administratës Trump, u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.
Këtë deklaratë, e komentoi në Pressing në T7, gazetari Parim Olluri, i cili tha se “kjo ska ndodhë kurrë në historinë e re të Kosovës” që një zyrtar amerikan me tregu që nuk bashkëpunojnë me një “rrenc”, u shpreh ai.
“Unë mendoj pse këtë e tha Grenelli bash në këtë moment, ky në fakt ke i detyruar me thanë. I mori shkas deklaratat e Kurtit ne fushatë zgjedhore që thoshte se ka raporte të mira me SHBA-në…Tash Grenelli u detyru për me ju thanë njerëzve që ky zotëria le të merr vota sa të keni qejf ju, ama veç me kartën që i ka raportet e mira me SHBA-në mos ta marrë asnjë votë. Edhe me thanë që ky zotëria është duke rrejtë në këtë pikë, dhe kallxoi që nuk bashkëpunojnë me ketë person për shkak se është rrenc”, tha Olluri në Pressing.
“Me të thanë një zyrtar amerikan se nuk bashkëpunojmë me një njeri që është rrenc, kjo s’ka ndodhë kurrë në historinë e re të Kosovës”, u shpreh ai.