
LA Galaksi arrin në finale të “MLS”, atje do të sfidojë Nju Jorkun
Los Anxheles Gallaksi do të luftojë për titullin e gjashtë në futbollin amerikan “MLS” kundër skuadrës së Nju Jork Red Bulls, të cilët arritën në finalen e dytë në historikun e tyre, pas një fitore minimale ndaj Orlando Sitit (1-0). Finalja do të luhet më 7 dhjetor dhe L.A. Gallaksi do të ketë avantazhin e terrenit vendas.
Joveljiç drejtoi L.A. Gallaksi në një triumf të Konferencës Perëndimore, ndërsa Andres Rejes udhëhoqi Nju Jorkun drejt fitores me një goditje me kokë në minutën e 47-të kundër Orlandos.
Kjo do të jetë finalja e dytë për Nju Jorkun, i cili më parë u mund nga Kolumbus Kru (3-1) në vitin 2008. Suksesi i Nju Jorkut është befasi e madhe, pasi skuadra e mbylli sezonin e rregullt në vendin e shtatë në Konferencën Lindore.
Nga ana tjetër, L.A. Gallaksi ka një histori të pasur, pasi ka fituar pesë tituj në vitet: 2002, 2005, 2011, 2012 dhe 2014.